Pergjate 20 diteve te fundit ne Gjirokastër ka patur nje shtim te rasteve me semundjen e Variçelës e njohur si Lija e dhënve.
Prane Qendrave Shendetesore apo dhe ne Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, paraqiten mbi 20 raste ne dite te femijeve te prekur me kete semundje.
Variçela ka prekur femijet e kopshteve por edhe prinder te tyre qe nuk e kane kaluar semundjen infektive ne femijerinë e hershme.
Problemi është shfaqur edhe tek grate shtatzëna. Lidhur me kete mjekja pediatre Rita Jorgji eshte shprehur se prindërit e fëmijëve duhet te kene me shume kujdes duke i kontrolluar femijet dhe mos i lënë ata ne ambjente ku ka dhe femije te tjere dhe kjo për te shmangur infektimet.
Ajo thote se vizitat jane te shumta cdo dite si ne Spital edhe ne Qendrat Shendetesore. Sinkron Rita Jorgji mjeke pediatre.
Rreziku nga Variçela eshte kryesisht temperatura e larte qe mund te jape pasoja tek moshat e vogla ato qe preken edhe me se shumti.