400 dollarë kushton pajisja e cila “fundosi” karrierën politike si dhe futi në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili u filmua në zyrën e tij ndërsa kryente marrdhënie seksuale me 40-vjeçaren Alma Kaçi, e cila në këmbim të kënaqësisë i kërkoi tenderin për strehimin e qenve.
Video erotike e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, u bë hit në çdo rrjet social, dhe u komentua në të gjitha dritaret mediatike, por pak u fol për pajisjen e veçantë që i filmoi dhe si përfundoi në zyrën e Gjicit.
Pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK u zbulua se pajisja e përdorur për filmimin e skenës erotike brenda zyrës së kryebashkiakut të Kukësit, ishte vendosur në kapakun e një tasi kafeje, e cila ishte futur brenda nga vetë Alma Kaçi.
Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.