Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në Gjakovë, teksa autori është arratisur.
Ndërkohë, janë mësuar edhe emrat e viktimave.
Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.
Krimin më herët e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai