Pjesëmarrja e një oficeri kaq të lartë si Zoran Staniç, që ka qenë shefi i operacioneve sekrete të BIA në protestat e opozitës, nuk duket se është vetëm një sinjal, por një fakt i një lufte të fortë që ka shërthyer në Serbi…
Njësoj si Slobodan Milosheviçi në vitet 90, edhe Aleksandër Vuçiç, sot po pëson fatin e tij. Atë po e braktisin ditë pas dite kolonat vertebrale të shtetit dhe makinës shtetërore Serbe. Kjo është parë prej kohësh, e po komentohet gjithnjë e më shumë si një lëvizje e fortë e shërbimeve sekrete më të rëndësishme të fuqive të mëdha si CIA, BND gjermane MI6 britanike, por edhe nga rusët.
Sot, njerëz shumë të rëndësishëm të bazës themelore shtetërore serbe e kanë braktisur Aleksandrin.
Zoran Staniç (ZIS), ish pjestar i rangut të lartë i Shërbimit Sekret Serb (BIA) i cili ka pasur funksione në operacione speciale, është parë në protestat që ka organizuar opozita serbe kundër Vuçiçit. Mesa duket shërbimi sekret serb po i kthen shpinën Presidentit, kësisoj BIA po shkon drejt shpërbërjes njësoj si në kohën e Milloshevicit kur Beretat e Kuqe u çuan kundër ish presidentit të atëhershëm jugosllav, çka edhe e rrëzuan nga pushteti më 5 tetor të vitit 2000 përmes përmbysjes popullore.
Mediat e Beogradit po flasin gjithnjë e më shumë si për protestat e vitit 1990, kur kreu i forcave speciale serbe dhe famëkeqi Legija kishin dalë kundër Slobodan Milosheviçit. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për sasi të madhe parash që po qarkullojnë në lojë, por edhe lojëra të mëdha.
Frika e Vuçiçit është gjithnjë e më e madhe jo se po rritet opozita, por po i largohen pjesë së shtyllës bazike të shtetit serb. E një nga kërkesat më të rëndësishme të protestuesve paqësore kundër Vuçiç në Beograd që kanë qenë massive, është largimi i kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin.
Miku i Vuçiç që është një sekretar rinie komuniste, nxënës i Mirjana Markoviçit që nuk merr vesh fare për lojën e shërbimit serb. E si në kohën e Sllobos, kur ata i kthyen shpinën sepse lejoi që gruaja e tij të fusë hundën në pasardhësen e UDB, edhe kësaj radhe BIA nuk e pranon lojën politike jashtë oficerëve.
Pjesëmarrja e një oficeri kaq të lartë si Zoran Staniç, që ka qenë shefi i operacioneve sekrete të BIA në protestat e opozitës, nuk duket se është vetëm një sinjal, por një fakt i një lufte të fortë që ka shërthyer në Serbi. E cila sipas të gjitha gjasave do të ketë shumë viktima, por edhe do të prodhijë zhvillime të rëndësishme.
Duke nisur nga largimi dhe shkërmoqja e pushtetit të Aleksandër Vuçiç. E kjo luftë duket se vjen nga Londra, pasi shërbimi sekret britanik duket në krye të punëve për një lëvizje të fortë në Beograd. Si në vitin 1990.
Burimi:Pamfleti