Ka dalë sot para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Myrtellari.
Para nisjes së seancës, Myrtellari ka shprehur pendesë për ngjarjen ku për mediat tha se shkak për agregimin e situatës është bërë pasi bashkëshortja ia prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.
Pse e plagose?
“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha ai.