Një sherr mes disa të rinjve ndodhur në Milano ku kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë.

Sipas mediave italiane, një i mitur ka mbetur i plagosur dhe dy të rinj të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë.

Pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin e thikave.

Fillimisht personat u përleshën me grushte dhe shkelma, por më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave, ku për pasojë tre shqiptarët u plagosën.

Autorët, të cilët janë anëtarë të bandës afrikano-veriore janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.