Sot në Ponte dell’Olio të Italisë në banesën e tij u gjet i plagosur një shqiptar.
Ky i fundit 20 vjeç i identifikuar si Enriko Aliaj jetonte së bashku me prindërit dhe motrën e vëllain.
Ai u gjet i plagosur me armë në shtëpinë e tij, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital.
Deri më tani, nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes mund të jetë vëllai i tij 18 vjeçar.
Kanë qenë mjekët të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende e paqartë.