Mësohet se prej 4 ditësh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është i shtruar në spitalin e burgut.

Shkak për këtë janë bërë problemet me zemrën që ka shfaqur Beleri.

Nga ana tjetër bëhet me dije se Apeli i GJKKO, pritet të caktojë datën për seancën mbi ankimin e kryebashkiakut të Himarës.

Beleri kërkoi në ankimimin e tij pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.