Pjesa e parë e ditës së sotme paraqitet nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që pas mesdite vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin duke sjellë shira të pakët, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore dhe momente me pika shiu do të ketë pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 27°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzi 2 ballê.