Pesë persona janë arrestuar në Greqi në Kardicë, në tentativë për të blerë vota.

Mediat grekje shkruajnë se janë kapur mbrëmjen e djeshme 5 persona. Policia ka kontrolluar një furgon, ku janë gjetur 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje kartash. Në një çantë janë gjetur 114 zarfe të mbyllura me kartën e bashkangjitur të kandidatit për deputet të SYRIZA dhe shuma prej 4400 euro dhe një tjetri 1660 euro.

Sektori i Sigurimit të Kardicës konfiskoi të gjitha sa më sipër pasi nga hetimet u zbuluan prova të tentativës për t’iu afruar zgjedhësve në vendbanim për të votuar me pagesë kandidatin konkret.

Një prej të arrestuarve, 37-vjeçari rom, ka pohuar se një javë më parë ka kontaktuar me një 30-vjeçar që njihen nga futbolli, me qëllim që të gjente votues për SYRIZA-s dhe që do u jepte shumën prej 20 euro.