Është zbardhur nje pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas në Elbasan, 44-vjeçaren Alma Qevani.
Tashi ka deklaruar për policinë duke thënë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja.
Nuk i bënte punët vetë”. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.