Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 24-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale F.Xh banues në Paskuqan pas një debati dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij.
Menjëherë ai është dërguar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 24 vjeçari është shoqëruar për në Komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.