Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, është shprehur gjatë një takimi me qytetarët, se nëse Fan Noli, Faik Konica dhe Luarasi do të ishin gjallë, do të ishin me Edi Ramën dhe PS.
“Mua më pëlqen shumë slogani i këtij viti se Kolonja e ka treguar që ka ditur të ecë vetëm përpara. Sepse është vendi i Petro Nini Luarasit, Fan Nolit, Faik Konicës, që nëse do të ishin gjallë do të ishin me Edi Ramën dhe PS-në. Ne po punojmë për mandatin tuaj të katërt. Çfarë ka bërë Rama për Kolonjën, nuk e ka bërë asnjë kryeministër në 100 vite të shtetit shqiptar”, u shpreh Isai.