Dy makina u përplasën në Selanik duke lënë të plagosur babë e bir që udhëtonin në njërën prej tyre.

Në mjetin tjetër udhëtonin dy shqiparë.

Aksidenti ka ndodhur pas orës 18.00, në afërsi të Kedrino Lofos në Selanik.

Shkaqet mbeten të panjohura.

Të plagosurit janë transportuar në spital për mjekim.

Policia ka lokalizuar makinën e dy shqiptarëve dhe i ka dërguar në komisariat.