Itali/ Prangoset shqiptari 21-vjeçar, shkoi në port të merrte 85 kg kokainë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 21 vjeçar shqiptar u kap duke tërhequr një sasi droge në një kontejner në portin Vado Ligure, Itali.

Autoritetet doganore e kishin mbajtur nën vëzhgim kontejnerin që mbërriti me anijen “Maersk Penang” pasi kishte informacione të besueshme se brenda tij fshihej lëndë narkotike.

Sipas medieve të huaja, i riu shqiptar u arrestua në momentin që shkoi në port për të marrë 85 kg kokainë.

Ai u dërgua në burgun e Genova-s, ku është marrë në pyetje nga autoritetet italiane.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur