Një 50-vjeçar në Lezhë ka humbur jetën ndërsa punonte në fabrikën e tij.
Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë.
Ndue Gjinaj dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes.