Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës.
Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Raportohet se viktima kanë mbetur një çift bashkëshortësh.
Ata janë Arjan Yze, Majlinda Yze bashkëshortë, banues ne Devoll.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.