EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen disa shefa komisariatesh

Jugulajm.net
1 Min Read

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit. Këtë herë në disa prej komisariateve vendore të policisë.

Në policinë e Kavajës është Gazmend Dermozi, ai i cili ka marrë detyrën si shef komisariati.

Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili ka marrë detyrën si Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Në komisariatin e Lezhës, Behar Caka është emëruar shef komisariati, në Mirditë shkon Paulin Çupi, në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.

Ndërsa në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur