Një automjet ka shpërthyer në flake. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë prane mbikalimit në Thumanë, teksa një automjet tip kamionçinë ka marrë flake gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi menjëherë ka dalë nga mjeti i tij, fatmirësisht pa të lenduar. Paraprakisht dyshohet defekt në sistemin elektrik të automjetit, ndërsa zjarrfikësit e Kurbinit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje.
Për disa minuta është bllokuar aksi i autostradës nga Mamurrasi në drejtimin e segmentit të Kasharit.
FOTO/ Përfshihet nga flakët kamioçina, nuk ka të lënduar




