I është përkushtuar shumë Tik Tok dhe poston herë pas here video shumë natyrale, shumë funny, ka sens humori dhe kjo bën që vajzat dhe zonjat ta ndjekin dhe të blejnë veshjet që ajo reklamon.
Moza ka mbaruar vetëm shkollën e mesme sepse nuk pati mundësi të vazhdonte të lartën. Prej 23 vitesh ka hapur një biznes rrobaqepësie dhe rrobat qe shet i merr ne Selanik si edhe qep vetë.
“Është një punë që më bëri shumë të lumtur dhe më shëroi. Pata një problem nga ana psikologjike, kalova një dallgë të themi, një problem familjar dhe e përjetova keq, një moment depresioni. Përballja me Tik Tok më përmendi, ishte një shenjë nga Zoti. Ishte një sfidë e radhës, gati 2 muaj ishin të vështirë për mua, sidomos darka, por mëngjesi është i bukur”, tregoi ajo.