Aksidenti i trenave në Greqi/ 3 punonjës rrezikojnë deri në burgim të përjetshëm

Jugulajm.net
1 Min Read

Inspektori i stacionit hekurudhor në Larisa dhe dy punonjës të tjerë, janë proceduar penalisht për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, ku nga aksidenti i dy trenave ndërruan jetë 57-qytetarë.

Ata akuzohen nga autoritetet greke për prishje të sigurisë së transportit.

Konkretisht, u ngritën ndjekje penale ndaj inspektorit të OSE-së, i cili vendosi në turnin e natës drejtuesin e stacionit tashmë të burgosur, si dhe ndaj dy punonjësve që supozohej të ishin të pranishëm deri në orën 11 të natës dhe u larguan më herët duke braktisur detyrën.

Veprat për të cilat ata akuzohen mund të marin dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndërkohë nesër është caktuar seanca e Apelit të Larisës, për të zgjedhur dy hetuesit e që do të marrin në dorë tani hetimet për tragjedinë në Tempi.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur