Nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër kanë bojkotuar sot procesin mësimor prej kushteve të papërshtatshme në klasa. Ata kanë bërë thirrje që Bashkia të marrë masa për të gjithë ambientet e brendshme ku zhvillojnë mësim. Ndonëse 3 vite më parë, godina është rikonstrukturuar, nxënësit përballen me lagështi dhe nuk kanë ngrohje. Ata kanë firmosur një peticion drejtuar Bashkisë Gjirokastër për plotësimin e kërkesave të tyre brenda 2 javëve.
“Neve po bëjmë këtë protestë sepse kushtet në shkollë nuk janë të përshtatshme për mësim pasi kati ku ne rrimë, shumica e klasave kanë lagështirë. Nuk po merret asnjë masë. Kanë ardhur të inspektojnë para 1 muaji, kanë thënë do e rregullojmë dhe s’kanë bërë asnjë lloj gjëje. Dje erdhi kryetari i bashkisë dhe tha do rregullohet. Nuk kemi as ngrohje, i kemi blerë vetë ngrohëset. Klasat në katin e 3-të pikojnë-shprehen per Jugulajm.net nxeneset.
Nxenesit do te bojkotojne mesimin deri ne plotesimin e kushteve.