Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës.
Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin, i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.
Policia e Sarandë ka deklaruar se paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në aspirator.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.