Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se grupimi i Sali Berishës do të dalë në zgjedhjet e 14 majit me logon e kësaj force politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehu u shpreh se ka vetëm një Parti Demokratike dhe e cilësoi Enkelejd Alibeajn një manekin të kryeministrit Edi Rama.
“Gjykata nuk ka thënë ashtu realisht. Gjykata, edhe në absurditetin më të madh të saj, e ka kthyer gjykimin përsëri në Shkallën e Parë. Nuk ka thonë ndonjë gjë gjykata, të mos krijojmë iluzione kot.
Këto janë kamuflazhe, janë gjëra që bëhen në mënyrë të paligjshme dhe të errët të gjykatës, të shtyrë nga Rama për të nxjerrë një manekin të tij që quhet Alibeaj. Logoja e Partisë Demokratike i përket Partisë Demokratike. Partia Demokratike dihet ku është, nëse dikush do që ta rrëmbejë, nuk do ta bëjë dot”, theksoi ai.