Tërmeti/ Humb jetën aktori i njohur turk dhe gruaja e tij, gjenden nën rrënoja

Jugulajm.net
1 Min Read

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë, kanë mbetur të vdekur aktori i serialit të famshëm “Kurulus Osman”, Cagdas Cankaya dhe gruaja e tij, muzikantja Zilan Tigris, raporton Express.

Vdekjen e aktorit dhe gruas së tij e ka konfirmuar produksioni i serialit, përmes një postimi në Instagram.

“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Cagdas Cankaya, aktorin e çmuar të serialit tonë, si dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris.

Zoti i mëshiroftë të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet. Shprehim ngushëllime për të afërmit e tyre. U prehshin në paqe”, thuhet në postim.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur