Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, shprehet se e vetmja gjë që duhet të realizojë Kuvendi në seancën e nesërme, është “mocion me debat” për rastin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
Në një reagim në fb, ai shkruan se nesër opozita duhet të kërkojë sërish dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
“Mocion me debat” per ceshtjen McGonigal, e vetmja gje, qe duhet te realizoje neser Kuvendi! Asgje tjeter ne rend te dites neser….vetem “Mocion me debat”. Vetem kjo duhet kerkuar nga te gjithe!
E kerkuam kete ne seancen e kaluar. Jo vetem qe maxhoranca nuk e pranoi, por edhe perjashtoi pese deputete nga punimet! Pa dyshim per presion e “dhune parlamentare”, sipas metodave te saj. Dhe kjo ne nje kohe kur nje debat i gjere ne Kuvend eshte i domosdoshem. Pra ta realizojme neser tashme, duke kerkuar edhe doreheqjen e Rames si perfundim!
Nje debat ku deputetet ne shumice te shprehin mendimet, dyshimet, qendrimet e tyre per kete skandal te dimensioneve te medha. Jo vetem kjo per maredheniet me ShBA, por dhe per menyrat diktatoriale te goditjes se opozites. Ne keto kushte asgje tjeter nuk mund ta zevendesoje ate debat.
Asgje tjeter nuk ka kuptim e dobi te jete ne rendin e dites per neser. Apo akoma me keq, qe permbush deshiren e Rames per ta kthyer debatin e gjere ne nje “duet” me “ze te pare” ate vete. Prandaj neser te gjithe koleget, pse jo edhe te majtet, por vecanerisht opozitaret… Duhet te “harxhojne” kohen e energjite vetem duke kerkuar kete “Mocion me debat”. Asgje tjeter se paku nuk ka vlere. Cdo gje tjeter rrezikon te kthehet ne mjegullnaje per te mbuluar skandalin e perfshirjen e Rames ne ate.