Burime të siguruara pranë policisë dhe autoriteteve greke bëjnë me dije se 15 vjeçarja greke, e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga një 19 vjeçar shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer.

I njëjti burim bën me dije se 15-vjeçarja ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak, se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.