Ne fshatin Dervician Bashkia Dropull, kjo ure e rrenuar pengon levizjet e mjeteve te renda, apo dhe kembesoret nderkohe qe si pasoje, tokat mbeten djerre.
Kryeplaku i fshatit Dervician Filip Boboli, ka ngritur shqetesimin disa vjecar te fermerve te ketij fshati pasi keta te fundit e kane te pamundur te shkojne ne tokat bujqesore per shkak te konstruktit fizik te degraduar qe ka ura.
Kryeplaku thote se personalisht por edhe fermere te tjere, kane shkuar disa here ne Bashkine e Dropullit, por nuk kane gjetur nje zgjidhje pasi institucionet nuk kane fond te mjaftueshem. Ura qe lidh fshatin me tokat bujqesore, eshte e degraduar dhe nuk ka kapacitet per te mbajtur mjetet e renda.
Nga ana tjeter Llambi Ngjelo drejtor i admnistrimit te ujrave dhe kullotave ne kete bashki, thote se jane ne dijeni te ankesave te fermerve te zones dhe kryeplakut ndersa jane ne hartim te nje projekti per restaurimin e saj por nuk ka nje date fikse kur do te nise zgjidhja e ketij problemi.
Kjo ure mbi 200 vjeçare eshte mbi te gjitha monument kulture njeherazi ka nje rol kyç per bujqesine dhe blegtorine vendore pasi ne mungese te saj, fermeret detyrohen t’i lene tokat djerre.