Mister mbetet ende vendndodhja e Andrew Bode, 44-vjeçari i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ekzekutuar me 9 plumba biznesmenin Edmond Papa më 16 dhjetor në Tiranë.
Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani. Ky është dhe automjeti me të cilin Bode ka ndjekur “këmba këmbës Papën deri në momentin e vrasjes.
Ndërkohë prej datës 31 dhjetor, policia pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, ka shpallur në kërkim edhe Boden, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë.