Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakavijës”, shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin A. R., këmbësor në rrugë, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.