Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.
Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake.
Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.