Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku 58-vjeçarja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.

Deri më tani thuhet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Bëhet e ditur se e ndjera ka shkuar tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa thuhet se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve.

Edhe pse është thirrur një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.