Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Derviçan, pas takimeve që zhvilloi në Himarë. Ashtu si në Himarë, edhe në Derviçan kreu i qeverisë greke mbërriti me helikopter.
Mitsotakis është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krica.
Interesi i banorëve të zonës ishte i madh për vizitën e Mitsotakis, ku dhjetëra qytetarë kishin dalë për ta pritur. E gjithë zona është e mbuluar me flamuj të Greqisë.
Gjatë fjalës së tij në Himarë, pasi vizitoi shkollën “Omiros”, Mitsotakis u shpreh se minoritarët që jetojnë në Shqipëri do të kenë mbështetjen e shtetit grek.
Ai theksoi se do të japë gjithë mbështetjen dhe për brezat që do të vijnë në mënyrë që të mësojnë gjuhën dhe kulturën greke.