Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Llogara, Vlorë.
17 vjeçari E.H ka kaluar në gjendje kome pasi u përplas nga automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.