Mjekja Aurora Dollenberg tha se në Gjermani një mjek dënohet me 5 vite nëse merr ryshfet nga pacienti.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se lejohet shuma 50 euro që mund të jepet si dhuratë ndërsa shtoi se nëse kalohet kjo shumë quhet korrupsion.
“Mjekët në Gjermani në mënyrë definitive më të vlerësuar. Gjermania ka evituar çdo lloj kontakti ekonomik me pacientin sepse kur vjen pacienti ne shohim vetëm kartën e sigurimit sepse nuk kemi arsye që ta shikojmë pacientin asnjëherë nga duart. Gjermania e ka të dënuar në formën me të lartë korrupsionin. Çdo gjë që e kalon 50 euro e dhënë në formë dhurate quhet korrupsion nëse dokumentohet se një mjek e ka favorizuar një pacient që ka marrë lekë prej tij”- tha ajo.