Pensionistët janë përballur përsëri me radhë në pikat e shpëndarjes se pensioneve, e prej andej kanë folur edhe për bonusin e dhënë nga qeveria.
Për ta, 5 mijë lekë janë të pamjaftueshme për një tryezë fundviti, ndaj thonë seVitin e Ri do e presin si çdo natë tjetër.
Bonusin e qeverisë për fundvit, pensionistët e konsiderojnë të pamjaftueshëm.
“As turshi nuk blejmë dot me 5 mijë lekë”.
5 mijë lekë të reja do të marrin të moshuarit dhe personat me përkrahje sociale, por kur e krahasojnë me nivelin e çmimeve të produkteve, ata thonë se tryeza e fundvitit do të jetë si e një darkë të zakonshme.
“Si çdo muaj i zakonshëm, me kursime.”
Për të dytën ditë radhazi, përpara sporteleve të Postës Shqiptare numri i pensionistëve është i lartë.
Radhët përcaktohen nga një person që qëndron te dera, i cili duket se nuk tregon aspak respekt për ta.
Madje i konsideron normale radhët e gjata.
“Normale është, shumë normale.”
Sulltana Hysa është 88 vjeçe dhe thotë se ka pritur gjatë për të marrë pensionin.
“Katër orë këtu, jam e sëmurë, 88 vjeçe.”
Të tjerë vuajnë nga problemet shëndetësore ndaj thonë se me vështirësi po qëndrojnë në këmbë.
“Marr 90 mijë lekë ilaçe, ja ku rri në radhë, po më dhembin këmbët.”
Është i detyruar të qëndrojë në radhë, pasi nuk ka askënd nga familja për ta autorizuar.
“Fëmijët ikën në gomone.”
Burimi: ”Ora”