Përveç rolit që luajnë në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, gjethet e dafinës përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë.
Janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ato përmbajnë si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.
Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore, por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, flokëve, inflamacionit, zemrës e diabetit, gjethet e dafinës janë ilaçi më i mirë natyral kundër të ftohurës.
Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine. Lëreni derisa të nisë të vlojë.
Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli.
Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.
Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes.
Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.