Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, është takuar në Gjermani me kreun e CDU Friedrich Merz, për të cilin thotë se është politikani më influent i të djathtës në Europën e Bashkuar.

Shehu permes nje postimi ne fb ben me dije se i ka përcjellë përshëndetjet e falënderimet e Kryetarit Berisha dhe të PD për interesin e rolin thelbësor të Gjermanisë, CDU e atij personalisht ndaj Shqipërisë e Rajonit.

Ja postimi i plote i Shehut:
Berlin.

PD, me “fytyrën” nga Europa e Perëndimi, përkrah vetëm Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbështetësen e madhe.

Mbrëmë kisha një takim shumë të rëndësishëm me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani më influent i të djathtës në Europën e Bashkuar.

U zhvillua një bisedë miqësore, ku së pari i përcolla përshëndetjet e falënderimet e Kryetarit Berisha dhe të PD për interesin e rolin thelbësor të Gjermanisë, CDU e atij personalisht ndaj Shqipërisë e Rajonit.

Më tej e informova për zhvillimet në vendin tonë e në rajon, për problemet, rreziqet e sfidat me të cilat po ballafaqohemi.

 

 

Duke i kërkuar mbështetjen e CDU në përpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit të saj e Gjermanisë aty, qoftë me Procesin e Berlinit, qoftë dhe me iniciativa të tjera.

E sigurova se PD mbështet vetëm Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundërvihet me forcë atyre, që frynë ere për nga Lindja, si dhe çdo projekti tjetër përçarës e destabilizues.

Në bashkëbisedim u theksua vullneti i palëkundur i PD për të qenë një faktor vendimtar në Shqipëri e i rëndësishëm në Rajon, në mbështetje të të gjithë proceseve, që forcojnë stabilitetin e paqen, duke shtyrë në rrugën e integrimit.

I kërkova Kryetarit Merz që gjithashtu të forcohet bashkëpunimi ndërpartiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkrete të këtij procesi.
Gjeta mirëkuptimin e tij, si dhe vullnetin për takime të tjera direkte midis dy forcave tona politike.
Ky ritakim me Z. Merz përmbylli ciklin dy ditor të takimeve të mia në Berlin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostumMund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe kostum