LAJM I FUNIDIT! Grevë në Gjirokastër, turku nuk i jep rrogat grave tek fasoneria e tij

Jugulajm.net
2 Min Read

Industria e lehte ne Gjirokaster po perjeton ditet e veta me te zeza. Nje shtetas turk qe ka shtrire biznesin e tij ne Shqiperine e jugut, po mban peng 30 gra rrobaqepese ne qytetin e Gjirokastres, duke mos i’u likujduar rrogat e prapambetura.

Jugulajm.net meson se behet fjale per biznesin fason OZGURKAN ALBANIA i cili ka te punesuar ne qytetin e Gjirokastres 30 punonjese rrobaqepese. Keto te fundit te prekura nga padrejtesia prej firmes turke, kane nderprere prodhimin dhe jane hedhur ne greve pikerisht per mungesen e likujditetit te rrogave disa mujore. Ky zhvillim ka vene ne alarm pronarin turk i cili ka ardhur me urgjence nga Turqia per te menaxhuar situaten teper komplekse qe mbizoteron.

Turku ka premtuar permbushjen e detyrimeve te pashlyera brenda dates 15 te ketij muaji nderkohe qe punetoret kane kercenuar madje edhe me greve urie e cila do te mbahet ne ambjentet e punes ne ish NPV. Biznesi fason turk ne Gjirokaster duket se po konkurron ilegalisht ne treg pasi sic thone punonjesit vete, ata jane te pasiguruar. Nese eshte i vertete ky fakt, atehere pergjegjesia bie mbi kreun e Inspektoriatit te Punes dhe organet e tjera. Ne Gjirokaster operojne disa biznese prodhuese fason por qe ndryshe nga OZGURKAN ALBANIA, jane te licensuara dhe korrekte me pagesat.

Share This Article