Ekzagjerim apo realitet, duhet të jesh anëtar i një delegacioni të huaj ta vërtetosh!
Kryeministri Edi Rama ka treguar ‘sekretin’ për kursimin e energjisë elektrike.
Gjatë një bisede me qytetarët Rama ka theksuar se nga holli në kryeministri deri te zyra e tij shkojnë me dritë telefoni në mënyrë që të mos harxhojë energji elektrike.
Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë çdo familje nga ajo arma që futet në derë bashkë me çmimin e energjisë. Tek fatura e energjisë keni një fashë aty që shkruan e kuqe. Ju do të paguani vetëm 20 % të atij çmimi, ndërsa 80 % u’a paguajmë ne. Dje bëra llafe në Tropojë. Kishte lënë dritat ndezur. Sot i njëjti muhabet, dritat ndezur. Po fiki mor vlla se kur vijnë këto delegacionet e huaja në kryeministri, në darkë, nga holli deri tek unë me dritë celulari. Nuk po bëj shaka. Normal kemi marrë një zotim që të ulim… Sepse nuk e kursejmë do të na mungojë. Shyqyr që një pjesë e njerëzve e kanë kuptuar këtë gjë. Bëni kujdes.”, u shpreh Rama.