Arrestohet shoferi 53-vjeçar, shkaktoi aksident në aksin “Gjirokastër-Kakavije”, 1 i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin hollandez P. J., 53 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. O., 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. O., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article