Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit, ku në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Ndërsa në orët vijuese, sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.