Vetëm 30 minuta më parë, u njoftua se është liruar nga qelia ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Gjykata vendosi që të zbusë masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Alqi Bllako kishte bërë kërkesë për një masë më të lehtë sigurie.
Avokati ka argumentuar dy momente, sipas tij thelbësore për masën e sigurisë. Sipas tij, nuk ka më arsye, që ai të jetë në burg dhe argumenti tjetër, lidhet me familjen e tij.
Avokati thotë se Alqi Bllako do kujdeset për fëmijët e mitur sepse bashkëshortja e tij është në punë.
Mësohet se SPAK e ka ankimuar këtë vendim të gjykatës, por nuk dihet nëse gjyqtarja do e marrë parasysh.