Rrjetet sociale, shumë të përdorura në mbarë globin, vijojnë të përditësohen me veçori të reja përditë. Gjithçka në funksion të sigurisë së përdoruesve, së pari, pastaj edhe shtimit të opsioneve dhe komoditetit në komunikim.

Njëri ndër aplikacionet e mirënjohura që po ecën me shpejtësi në këtë drejtim është WhatsApp, i cili në Windows nuk kërkon më prej përdoruesve të lidhin telefonin e tyre për të dërguar, marrë dhe sinkronizuar mesazhet.

Një përditësim i fundit në WhatsApp për Windows është tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar në Microsoft Store. Më përpara, përdoruesit duhej të shkarkonin WhatsApp ose ta hapnin nga ubesajti. Ndërkaq, aplikacioni i ri është ndërtuar specifikisht për Windows dhe është më i shpejtë.

Aplikacioni i ridizajnuar ka një pamje më të pastër krahasuar me versionin e kaluar, por nuk është shumë ndryshe. Ndryshimi më i madh është se nuk keni nevojë të mbani telefonin të lidhur me internetin për të sinkronizuar mesazhet mes telefonit dhe aplikacionit desktop.

WhatsApp tha se po punon për një aplikacion të tillë edhe në macOS. Funksionaliteti i ri që e bën WhatsApp të funksionojë me disa pajisje tashmë është i disponueshëm për të gjithë. Përdoruesit mund të lidhin deri në 4 pajisje me llogarinë e WhatsApp, pa pasur nevojë për lidhje me telefonin, duke ruajtur njëkohësisht enkriptimin fundor.

Por, ka edhe disa kufizime. Për shembull, nëse përdorni një iPhone si pajisje parësore, nuk mund të fshini bisedat dhe as mesazhet. Gjithashtu, nuk mund të dërgoni mesazhe me paraqitje të lidhjeve të jashtme nga WhatsApp Web dhe as të dërgoni mesazhe e komunikoni me video me ata që kanë version të vjetra të WhatsApp.

RISIA TJETER / WhatsApp ju lë afatin 2 ditë dhe 8 orë, vjen me risinë e fundit për mesazhet

Në përgjithësi, mesazhet që zakonisht fshihen nga WhatsApp janë për shkak se keni bërë një gabim. Pra, zakonisht merr shumë pak kohë për t’i fshirë ato. Megjithatë, ndonjëherë janë mesazhe për të cilat nuk keni menduar sa duhet.

“Po mendoni për mesazhin tuaj? Tani mund të keni më shumë se dy ditë kohë për t’i fshirë mesazhet tuaja nga bisedat, pasi t’i dërgoni”, – konfirmon WhatsApp në mesazhin e vet, përmes Twitter.

Tani do të keni mundësinë e fshirjes së mesazhit për 2 ditë dhe 8 orë. Kjo e zgjeron shumë intervalin kohor që do të na lejojë të marrim pak kohë për të menduar me kujdes nëse ai mesazh që kishim dërguar ishte i duhuri apo jo.

 

Deri më tani, limiti ishte 1 ditë e 8 orë për ta fshirë mesazhin. Fshirja e një mesazhi në WhatsApp është vërtet e thjeshtë dhe me rritjen e afatit kohor për ta bërë këtë, do të jetë edhe më efikase:

Zgjidhni mesazhin, mbani shtypje paksa të gjatë mbi të.

Klikoni në ikonën e koshit të plehrave. Zgjidhni komandën “Fshi për të gjithë” dhe gjithçka do të jetë kryer. Mesazhi do të shfaqet i fshirë.