Goditi me sende të forta një shtetas (vëllai i bashkëshortes së tij), duke i shkaktuar dëmtime, vihet në pranga 36-vjeçari.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi më datë 20.08.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, ky shtetas është konfliktuar me shtetasin Gj. Ç. (vëllai i bashkëshortes së tij) dhe e ka goditur atë me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Shtetasi Gj. Ç., ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.