Dy shqiptarë të kërkuar nga autoritetet italiane, mbi të cilët rëndojnë urdhër-arreste europiane janë arrestuar nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Arrestimi i tyre është realizuar ditën e djeshme nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Njëri prej shtetasve shqiptar rezulton i dënuar me 6 vjet e 9 muaj burg për trafik droge ndërsa tjetri i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për pastrim parash dhe grabitje.

Ndërkohë, edhe në doganën e Kapshticës është arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Shqiptari 38 vjeç u arrestua nga sektori i kontrollit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë e Follorinës.

Mbi të rëndon një urdhër arresti nga Prokuroria e Selanikut për trafik droge.