Korfuz/ Kapet me drogë 35-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia greke ka sekuestruar 11 kg e 829 gram marijuanë bë brigjet e Korfuzit.

Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz, përballë Kepit të Stillos.

Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 35 vjeç.

Shqiptarit, me banim ne Korfuz, i janë gjetur në banesë edhe 50 gram marijuanë.

Sakaq në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij grek, 25 vjeç.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokainë dhe 45 gram marijuanë.

Image

Share This Article