Ministrja propozon: Në klasë të parë që 5 vjeç

Jugulajm.net
1 Min Read

Në klasën e parë mund të regjistrohet edhe një fëmijë 5 vjeç me kushtin që ditëlindja e gjashtë të jetë brenda 31 dhjetorit të atij viti.

Është ky propozimi i Ministrisë së Arsimit, hedhur për konsultim publik.

Ky propozim sipas institucionit hartues të projektligjit, është bërë duke u mbështetur në ndryshimet e zhvillimit aktual të fëmijëve.

Nëse nisma merr pëlqimin e grupeve të interesit, do i kalojë më pas për shqyrtim në Parlament.

Ndryshimi tjetër që propozon ministria është mos lejimi në arsimin parauniversitar i asnjë mësuesi apo punonjësi, të dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të miturit.

Të tilla propozime vijnë pas rasteve të përdhunimeve dhe ngacmimeve seksuale që mësuesit kanë kryer me të mitur.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur