Shehu: E rrezikshme kjo vartësi e fortë e Ramës nga Vuçiçi

Jugulajm.net
1 Min Read

Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Ndërsa PE, BE në tëresi, institucionet amerikane, po shtojnë presionet mbi Serbinë për ta detyruar të aplikojë sanksionet ndaj Rusisë, Rama shtyn në drejtimin e kundërt.

Në vend që ai dhe kjo Qeveri të jenë në “vijën e parë” për të detyruar Vuçiçin të largohet sa më shumë e shpejt nga Rusia… Rama kthehet në “rrufe pritëse” për Vuçiçin, kërkon të zbusë presionin mbi atë! Paradoksale kjo, krejt në kundërshtim me interesat e Shqipërisë, shqipëtarëve e Rajonit.

Krejt në kundërshtim dhe me atë që duhet realizuar, me detyrimet tona si vend i NATO-s, si një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së, qoftë dhe në planin më afat shkurtër, atë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, me Brukselin.

E rrezikshme kjo vartësi e fortë e Ramës nga Vuçiçi.

Vartësi kjo që vë në dyshim vullnetin e kësaj maxhorance ndaj procesit tonë të integrimit europian e rrugës sonë Përendimore. Rama e ka “fytyrën” të kthyer nga Lindja, drejtim që e bashkon ngushtë me Vuçiçin.

Share This Article