Ne kuadër të javës Italiane ne Gjirokaster, kryetari i Bashkisë Flamur Golemi, priti në një takim Federico Riboldin, kryetarin e Bashkisë Casale Monferrato në Itali.
Synimi i ketij takimi me kryetarin e një qyteti që është gjithashtu pjesë e UNESCO-s dhe ndajnë të njëjtat sfida të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimit të potencialeve të saj për zhvillimin e turizmit, ishte binjakëzimi i dy bashkive në një hap përpara për zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e kulturës, turizmit dhe arsimit.
Të dy kryebashkiaket theksuan se janë te gatshëm për të çuar përpara bashkëpunimin në projekte konkrete dhe nisma që i shërbejnë qytetarëve në të dy anët e kufirit.